Shkencëtarët zhvillojnë barin për kontrollin e shumimit të mushkonjave

Shkencë & Teknologji

Shkencëtarët zhvillojnë barin për kontrollin e shumimit të mushkonjave

Më: 13 janar 2019 Në ora: 22:18
Foto ilustrim

Shkencëtarët në SHBA njoftuan se kanë ndërmarrë një hap të madh drejt zhvillimit të një mjeti për kontrollin e shumimit të mushkonjave, me qëllim të frenimit të përhapjes së malaries dhe sëmundjeve të tjera përgjegjëse për qindra-mijëra vdekje në vit.

Studiuesit në Universitetin e Arizonës thanë se kanë zbuluar një proteinë unike për femrat mushkonjë që është vdekjeprurëse për riprodhimin e tyre. 

Kur shkencëtarët bllokuan proteinën, femrat vendosën vezë të dëmtuara duke shkaktuar vdekjen e embrionit brenda tyre. 

Ekipi tha se zhvillimi i barit mund të zvogëlojë popullsinë e mushkonjave pa dëmtuar insektet siç janë bletët. 

Mushkonjat janë jashtëzakonisht fatale, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO), e cila paralajmëron se përparimi global kundër malaries është duke mbetur prapa.

Ajo infektoi rreth 216 milionë njerëz në vitin 2016, me 445,000 të vdekur, kryesisht foshnje dhe fëmijë të vegjël në Afrikën subsahariane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat