Rusia humb kontrollin e radioteleskopit të vetëm në Hapësirë

Shkencë & Teknologji

Rusia humb kontrollin e radioteleskopit të vetëm në Hapësirë

Më: 14 janar 2019 Në ora: 22:11
Rusia

Rusia humbi kontrollin e radioteleskopit të vetëm Hapësinor ”Spektr-R”, por po punon për të rivendosur komunikimin, njoftoi Agjencia ruse e Hapësirës ”Roscosmos”, e cila po regjistron një seri dështimesh në vitet e fundit.

Teleskopi gjigant ”Spektr-R” ose ”RadioAstron” nuk po i përgjigjet më që nga e enjtja udhëzimeve të qendrës së kontrollit në Tokë, sqaroi ‘’Roscosmos’’, i cili së fundi përjetoi një tjetër dështim gjatë lëshimit të një rakete ‘’Soyuz’’ me dy persona në bord.

Një tjetër përpjekje që u ndërmor sot në mbrëmje për të rifituar kontrollin rezultoi e pasuksesshme, sipas agjencive ruse të lajmeve duke cituar një zyrtar të ”Roscomos’’.

Një vëzhgues amerikan ka kapur ndërkohë disa sinjale të aparatit, çka nënkupton se sistemet e tij në bord funksionojnë në mënyrë autonome.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat