Testohet me sukses transmetimi 4K me rrjetin 5G

Shkencë & Teknologji

Testohet me sukses transmetimi 4K me rrjetin 5G

Më: 15 janar 2019 Në ora: 19:30
Foto ilustrim

Mësohet se sivjet koncerti i Festës së Pranverës në Kinë do të transmetohet për herë të parë me definicionin ultra të lartë 4K, nëpërmjet rrjetit 5G, pas një testimi të suksesshëm në Shenzhen.

Ky është edhe transmetimi i parë 4K nëpërmjet rrjetit 5G në Kinë, sipas CRI-së.

Të dielën, Grupi Mediatik i Kinës (CMG) kreu me sukses testin e transmetimit 4K me rrjetin 5G me “China Mobile” dhe “Huawei” në qytetin Shenzhen të provincës Guangdong.

Ky është një tjetër përparim i rëndësishëm pas ndërtimit në Kinë të platformës së parë 5G të mediave të reja, duke shënuar krijimin e një medie të re të klasit botëror. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat