Të gjithë me sytë nga qielli

Shkencë & Teknologji

Të gjithë me sytë nga qielli

Më: 20 janar 2019 Në ora: 22:37
Në orët e para të mëngjesit të 21 Janarit do të admirojmë eklipsin total të Hënës

Në orët e para të mëngjesit të 21 Janarit do të admirojmë eklipsin total të Hënës. Dhe nëse e humbim këtë shfaqje të mrekullueshme të Supërhënës së Kuqe në qiell, mund ta rishijojmë pas 10 vjetësh,  në 20 Dhjetor të 2029.

Sipas kalendarit astronomik, fenomeni më i rëndësishëm i vitit, në zonën e Mesdheut do të verifikohet në orën 5.41 minuta dhe do të zgjasë deri në 6.43 minuta të mëngjesit të së hënës 21 Janar. Fenomeni vrojtohet kur Dielli, Toka dhe Hëna janë në të njëjtën linjë dhe Toka mbulon dritën e diellit për satelitin e saj duke projektuar mbi të hijen e saj.

Pavarësisht orarit të papërshtatshëm, vrojtimi i eventit të 21 Janarit do të ketë veçantinë e tij dhe mund të shihet me sy të lirë, pavarësisht se një dylbi do të na lejonte të admironim më mirë sipërfaqen e satelitit të eklipsohet. Pra mos harroni, nesër në mëngjes Hëna ka shfaqjen e saj në qiell!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat