Akullnajat po shkrijnë me shpejtësi

Shkencë & Teknologji

Akullnajat po shkrijnë me shpejtësi

Më: 23 janar 2019 Në ora: 09:31
Foto ilustrim

Shkrirja e akullnajave të mëdha në Groenlandë ka ndodhur më shpejt midis viteve 2003-2013. Sipas shkencëtarëve, hulumtimet më të fundit tregojnë se akullnajat po depozitojnë gjithnjë e më shumë masive akulli në oqeanin Atlantik.

Akullnajat e mëdha në Groenlandë po shkrihen më shpejt seç kanë menduar shkencëtarët sipas të cilëve, ritmi i zhdukjes së akullit në vitin 2013, është rritur 4 herë që nga viti 2003.

Sipas hulumtimeve më të fundit, akullnajat e mëdha po dëpozitojnë gjithnjë e më shumë pjesë të mëdha akulli në oqeanin Atlantik, atje ku edhe shkrijnë.

Shkencëtarët kanë zbuluar se humbja më e madhe e akullit ka ndodhur brenda 10 vjeçarit, 2003-2013, në rajonin jugperëndimor të ishullit Groenlandë.

Studimi i publikuar nga “National Academy of Sciences”, ka përdorur të dhënat e marra nga gjetjet e NASA-s mbi gravitetin dhe ndryshimet klimatike si dhe stacionet GPS të lokalizuara përgjatë Groenlandës.

Fati i akullnajave të mëdha të Groenlandës në jug-lindje dhe veri-perëndim është parë prej kohësh si një faktor kyç në rritjen e nivelit global të detit.

Groenlanda sipas studimit ka humbur 280 miliardë ton akull në vit, në periudhën kohore 2002-2016, e mjaftueshme për të rritur nivelin botëror të detit me 0.03 cm në vit.

Dhe nëse të gjitha strukturat e mëdha akullnajore të Groenlandës me 3 km gjerësi, do të shkriheshin, nivelet globale të detit do të rriteshin me 7 metra, duke fundosur shumicën e vendbanimeve bregdetare.

Humbja e akullit të Arktikut është trefishuar që nga vitet 1980, me shkrirjen më të madhe në Groenlandë dhe Alask, duke nxitur rritjen e nivelit të detit dhe shtuar rrezikuar për 4 milionë banorë.

Antarktida, si sipërfaqja më e madhe e akullit në botë po humbet çdo vit rreth 219 miliardë ton akull, çka do të kontribuojë në rritjen globale të nivelit të detit deri ne 25 cm deri në vitin 2070.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat