FB masa të reja kundër dezinformimit në prag të zgjedhjeve europiane

Shkencë & Teknologji

FB masa të reja kundër dezinformimit në prag të zgjedhjeve europiane

Më: 28 janar 2019 Në ora: 16:04
Foto ilustrim

Facebook njoftoi sot në Bruksel aktivizimin, në fund të marsit, të mjeteve të reja për të luftuar kundër ndërhyrjeve gjatë zgjedhjeve europiane në fund të majit 2019, duke u përpjekur t’i përgjigjet shqetësimeve të shprehura kryesisht nga Komisioni Europian.

Nick Clegg, drejtori i çështjeve publike të Facebook-ut, premtoi “krijimin në fund të marsit të mjeteve të reja për të ndihmuar në parandalimin e ndërhyrjeve në zgjedhjet e ardhshme dhe për të bërë publicitetin politik në Facebook më transparent”.

“Facebook” i përgjigjet në këtë mënyrë thirrjes së bërë për mobilizim kundër dezinformimit, të bërë në fillim të dhjetorit nga Komisioni Europian. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat