Robotët ndërtojnë robotë - Bota Sot
Robotët ndërtojnë robotë

Shkencë & Teknologji

Robotët ndërtojnë robotë

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 14:05
Ilustrim

Grupi zviceran-suedez i ABB në Shangai planifikon të ndërtojë një fabrikë në vlerë 150 milionë dollarësh për të ardhmen.

Sipas njoftimit, fabrika planifikon të hapet në vitin 2020, në të cilën robotët do të ndërtojnë robotë.

Në këtë rast, njerëzit do të mbikëqyrin punën e të gjithë stabilimentit robotik, dhe në procesin e prodhimit ata do të ndihmohen nga robotët YuMi të ABB dhe autopilot që do të shërbejë për të ofruar materialet e nevojshme të papërpunuara, shkruan CNN.

Përndryshe, ABB Robotics Division është e angazhuar në prodhimin e robotëve industrialë për fabrikat e tjera, dhe produktet e tyre përdoren më së shpeshti në prodhimin e makinave, montimin e pajisjeve elektronike dhe në industrinë ushqimore.

Duke ndërtuar një fabrikë të re në Shangai, investimi zviceran-zviceran në Kinë do të arrijë afro 2.4 miliardë dollarë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...