Çfarë është nomofobia, dhe pse është gjithnjë e më në rritje

Shkencë & Teknologji

Çfarë është nomofobia, dhe pse është gjithnjë e më në rritje

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 15:29
Ilustrim

Psikologët nga State University, kanë identifikuar disa lloje të shqetësimeve që njerëzit kanë, kur bëhet fjalë për celularin e tyre. Sipas këtij kërkimi, njerëzit ndihen të pasigurt në rast se nuk kanë mundësi të telefonojnë ose t’i shkruajnë SMS një miku ose familjari, pavarësisht nëse kjo ndodh edhe përmes rrjeteve sociale. Po ashtu, ata ndihen “bosh” në rast se nuk kanë akses në internet.

Femrat përjetojnë nomofobinë 3.6 herë më shumë se meshkujt. Ndërkohë, që edhe studimet e mëparshme kanë vërtetuar se 77% e të rinjve nga mosha 18 deri 24 vjeç e kanë të pamundur të qëndrojnë larg celularit, qoftë edhe për disa minuta.

Shenjat e para të fobisë janë shqetësimi që ndjeni kur harroni celularin tuaj në shtëpi, kur e mbani mendjen vetëm te bateria e celularit kur ajo po mbaron, si dhe ju zë paniku kur nuk e gjeni telefonin në xhep apo çantë. Nomofobia është fenomen në rritje për shkak të fuqisë që teknologjia ka aktualisht mbi njerëzimin, si dhe lidhjes së ngushtë të njeriut me telefonat e zgjuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat