NASA synon të kthehet në Hënë me 12 eksperimente të reja

Shkencë & Teknologji

NASA synon të kthehet në Hënë me 12 eksperimente të reja

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 11:10
Ilustrim

Eksperimentet e reja janë pjesë e një programi më të gjerë të NASA-s, këtë herë për të qëndruar atje dhe për ta përdorur Hënën si një trampolinë për një udhëtim më të largët dhe ambicioz, atë drejt planetit Mars.

“Afërsia e Hënës me Tokën e bën atë një pikë të vlefshme fillestare për eksplorimin njerëzor”, tha shefi ekzekutiv i NASA-s, Jim Bridenstine.

Agjencia amerikane e hapësirës ka në plan të ndërtojë një stacion hapësirë rreth Hënës, ”Lunar Gateway”, përcjell GSH.

“Hëna ka, në fakt, një vlerë shkencore dhe një potencial të madh për prodhimin e burimeve të vlefshme të tilla si ujë dhe oksigjen,” shtoi Bridenstine.

Eksperimentet do të shkojnë nga studimi i rrezatimit në sipërfaqen e Hënës në përbërjen e Tokës, nga analiza e sasisë së hidrogjenit tek studimi i atmosferës hënore dhe fushës magnetike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat