Gjurma misterioze në Hënë nuk i përket vizitorit të parë

Shkencë & Teknologji

Gjurma misterioze në Hënë nuk i përket vizitorit të parë

Më: 6 mars 2019 Në ora: 17:44
Ilustrim

Gjurma e njeriut të parë që shkeli në Hënë nuk është fotografuar edhe pse ka pasur të tilla supozime. Gjurma e famshme është e Aldrin. Ja se si ka ndodhur gjithçka.

Imazhi që ka ardhur deri në ditët e sotme ku duket një gjurmë në pluhurin e Hënës pra nuk është e Neil Armstrong. Në vend të kësaj, ajo është gjurma e vizitorit të dytë të Hënës Buzz Aldrin.

Duhet të dimë se Armstrong na ka ‘dhuruar’ foton e parë nga Hëna dhe shumë të tjera pas saj por jo atë të gjurmës së këmbës.

Në korrik të ’69, në Hënë, ndërsa Aldrin kryente punë teknike në Hënë, Armstrong ishte duke shkrepur fotografitë, si nderimi i flamurit dhe zbritjen e shokut nga formacioni.

Disa fotografi që kanë kapur Neil Armstrong janë marrë rastësisht. Rezultati: kapiteni i misionit është kapur përherë me shpinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat