Nasa zbulon rolin e gjashtë grave në krijmin e instrumentit i cili ndryshoi kuptimin fudamental të universit

Shkencë & Teknologji

Nasa zbulon rolin e gjashtë grave në krijmin e instrumentit i cili ndryshoi kuptimin fudamental të universit

Më: 8 mars 2019 Në ora: 23:32
Për Ditën Ndërkombëtare të Grave Nasa shpërndau një video me rrëfimin e gjashtë grave të cilat kontribuan në veglat më të fuqishme astronomike pavarësisht diskriminimit dhe vështrirësive që hasën gjatë karrierës së tyre

Teleskopi hapsinor Hubble është produkti më i rëndësishëm i hapsirës në historinë e Nasa-s, i cili ndryshoi kuptimin fudamental të universit.

Mbrapa kësaj pajisje qëndrojnë disa gra të shquar atë cilat i tejkaluan shumë sfida për të ndihmuar të bëjnë Hubble një nga instrumentet shkencorë me të mëdha të të gjitha kohërave.
 

6 gra të cilat shfaqen një pasion të madh për aventurat hapsinore, arritën të ballafaqoheshin me shumë probleme gjatë jetës së tyre për të realizuar ëndrrën e tyre dhe të arrijnë të krijojnë një nga mjetet më të rëndësishmë hapsinore.

 “Në mes klasës së pestë dhe gjashtë, organizova me shoqet e mia një klub të astronomisë për të studiuar yjësitë, kurse në klasë të shtatë vendosa se doja të bëhesha një astronaute. E dija që do duhej edhe 12 vite shkollim por isha e sigurt që do i’a dilja. Dhe nëse nuk do të arrija të bëhesha një astrounaute, do të mund të jepja mësim për fizikë ose matematikë në shkollë,” ka thënë Dr. Nancy Grace Roman, shefja e parë astronaute e Nasa-s.

“Më kishin thënë prej fillimit që gratë nuk mund të bëheshin shkencëtare. Në shkollë të mesme , një nga eksperiencat që mbaj mend është se e kam pyetur tutoren tim të marr një klasë të dytë të algjebrës, në vend të vitit të pestë të gjuhës latine. Dhe ajo më tha ‘Çfarë lloj vajze do të merrte klasën e matematikës në vend të latines?’ Nuk isha e inkurajuar që të vazhdoj këtë rrugë përshkak të gjinisë time” – ka shtuar ajo.

 Për të arrit qëllimet e tyre ato kurrë nuk ëndërruan për të mundurën.

Në astrononi, NASA është vendi i duhur për të punuar.

Dhe tani shumë vite më vonë,  ato kanë një karrierë që nuk e kishin menduar kurrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat