Meteori shpërthen pranë Tokës, 10 herë më i fuqishëm se bomba atomike

Shkencë & Teknologji

Meteori shpërthen pranë Tokës, 10 herë më i fuqishëm se bomba atomike

Më: 18 mars 2019 Në ora: 19:19
Ilustrim

NASA thotë se një lëmsh i madh zjarri shpërtheu në atmosferën e Tokës në muajin dhjetor dhe është shpërthimi i dytë më i madh i këtij lloji në 30 vjet, dhe më i fuqishmi që nga episodi i Chelyabinsk-ut në Rusi gjashtë vjet më parë. Deri më tani megjithatë, asgjë nuk ishte kuptuar nga prania e këtij meteori, sepse gjithçka ka ndodhur mbi detin e Beringut, pranë gadishullit rus të Kamcatkës.

Trupi qiellor shpërtheu me një energji 10 herë më të fortë sesa ajo e lëshuar nga bomba atomike e Hiroshimës, sipas eksperteve të NASA-s, një lëmsh i tillë i zjarrtë i këtyre përmasave mund të pritet vetëm dy apo tre herë çdo 100 vjet.

Asteroidi ka hyrë në atmosfere pasditen e 18 dhjetorit, me orën lokale, me një shpejtësi prej 32 km/s dhe një pjerrësi trajektoreje prej 7 gradësh. Shkëmbi hapësinor, me një madhësi që shkonte në disa metra, ka shpërthyer 25.6 km mbi sipërfaqen e Tokës, me një energji qe llogaritet ne 173 kilotone. Shpërthimin e kanë diktuar satelitet ushtarake; per ngjarjen, NASA u njoftua nga Forcat ajrore të Shteteve të Bashkuara.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat