Shkencëtarët e Harvardit duan ta “zbehin” diellin për ta frenuar ngrohjen globale

Shkencë & Teknologji

Shkencëtarët e Harvardit duan ta “zbehin” diellin për ta frenuar ngrohjen globale

Më: 21 mars 2019 Në ora: 22:56
Foto ilustrim

Ngrohja globale është një nga sfidat më të mëdha me të cilat ballafaqohet njerëzimi deri më tani.

Megjithatë, hulumtuesit në Harvard mund të kenë dalë me një zgjidhje që tingëllon pak a shumë e çuditshme.

Në bashkëpunim me hulumtuesit nga MIT dhe Princeton, grupi ka sugjeruar ngadalësimin e ngrohjes globale duke e zbehur diellin.

Sipas një studimi të botuar në revistën ‘Nature Climate Change’, kërkuesit shpresojnë të prezantojnë grimcat që pasqyrojnë rrezet e diellit në atmosferën tonë për herë të parë ndonjëherë.

Gjëja më e rëndësishme që duhet të vihet në dukje është se studiuesit nuk sugjerojnë se metoda është një zgjidhje për tendencat në rritje të ngrohjes globale.

Ajo nuk është e dizajnuar për të sjellë temperaturat përsëri në nivelet paraindustriale dhe as nuk adreson thelbin e vërtetë të problemit – sasinë e dioksidit të karbonit që po prodhohet.

Bashkëpunëtori i shkencave postdoktorale në Shkollën e Inxhinierisë dhe Shkencave të Aplikuara, John A. Paulson dhe Peter Irvine, ishin autorët kryesor të studimit.

“Analogjia nuk është perfekte,” por, shpjegon Paulson, “gjeo-inxhinieria diellore është pak si një ilaç i cili trajton presionin e lartë të gjakut .. Një mbidozë do të ishte e dëmshme, por një dozë e zgjedhur mund të zvogëlojë rreziqet”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat