Toka ka qenë e akullt 3 herë

Shkencë & Teknologji

Toka ka qenë e akullt 3 herë

Më: 22 mars 2019 Në ora: 21:23
Foto ilustrim

Një zbulim i ri ka konstatuar se Epoka e Akullnajave ka ndodhur të paktën 3 herë në rruzullin tokësor. Shkak për këtë është bërë lëvizja e pllakave tektonike dhe mungesa e dioksidit të karbonit në atmosferë.

Lëvizjet e pllakave tektonike ishin shkaktaret e epokave akullnajore. Në bazë të studimeve të publikuara në revistën Science të Universitetit Amerikan të Teknologjisë MIT, përplasja mes pllakave oqeanike dhe kontinentale, kryesisht në zonën ekuatoriale, shkaktuan ndryshime klimatike në Tokë.

Ekspertët shpjegojnë se lëvizjet e tyre kanë nxitur një sërë reaksionesh kimike, mes shkëmbinjve dhe dioksidit të karbonit në atmosferë me pasoja të rënda. Procesi është shtrirë në miliona e miliona km2 dhe si pasojë e mungesë së dioksidid në atmosferë është shkaktuar ulja e madhe e temperaturave në të gjithë planetin. Këto fenomene sollën më pas edhe nisjen e epokës së akullnajave.

Nga disa simulime të bëra në kompjuter, rezulton se në 540 milionë vite, në tokë janë vërtetuar të paktën 3 të tilla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat