Shkencëtarët: Njeriu quhet adoleshent deri në 30 vjeç

Shkencë & Teknologji

Shkencëtarët: Njeriu quhet adoleshent deri në 30 vjeç

Më: 24 mars 2019 Në ora: 11:12
Foto ilustrim

I rritur quhesh në moshën 30 vjeç. Ky është zbulimi i  fundit nga shkencëtarët, sipas një studimi të publikuar në një konventë ndërkombëtare të mbledhur në Akademinë e Shkencave Mjekësore në Oxford. Sipas mediave britanike, shkencëtarët kanë konfirmuar se qeniet njerëzore quhen të rritur rreth të 30-ve, me diferenca të vogla nga një person në tjetrin.

Mosha ligjore adulte në pothuajse mbarë botën, përfshirë vendin tonë, është 18 vjeç. Por sipas shkencëtarëve, në atë moshë njeriu është ende në rritje, ndërsa pëson edhe ndryshime thelbësore në tru.

Sipas tyre fundi i adoleshencës mund të nisë në moshën 24 vjeçare, siç kanë deklaruar edhe studiues të tjerë të mëparshëm mbi këtë argument. Theksohet se rritja është një proces që zgjat 3 dekada.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat