Garës për Hënën i hyn edhe Rusia

Shkencë & Teknologji

Garës për Hënën i hyn edhe Rusia

Më: 26 mars 2019 Në ora: 06:58
Foto ilustrim

Edhe Rusia hyn në garën për në Hënë, me projektin e një baze ndërkombëtare kërkimi, njoftoi për median Dmitry Rogozin, shefi i agjencisë hapësinore ruse “Roscosmos”.

“Objektivi jonë kryesor, nuk është orbita hënore apo projekti ‘Deep Space Gateway’, por jemi të fokusuar në ngritjen e një baze hënore ndërkombëtare për kërkime”, theksoi ai.

Megjithatë Rusia është duke vazhduar dialogun me SHBA-në për të qenë pjesë edhe e projektit “Deep Space Gateway”.

Për këtë arsye, “Roscosmos” dhe Akademia Ruse e Shkencave po shqyrtojnë mundësinë për të filluar një mision për të dërguar austronautët në Hënë.

Para se të ndërtojë një stacion të qëndrueshëm në Hënë, “Roscosmos”parashikon të vendosë një seri satelitesh ndihmës në orbitën hënore, përcjell Atsh.

“Kemi nevojë të vendosim satelitë të ndryshëm në orbitën hënore për të ndihmuar në studimin dhe lëvizjen në Hënë. Për këtë çështje jemi duke bashkëpunuar aktivisht me SHBA-në”, tha Rogozin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat