Zbulohet: Si duket 'Super-Jupiter' 129 vit drite larg Tokës?

Shkencë & Teknologji

Zbulohet: Si duket 'Super-Jupiter' 129 vit drite larg Tokës?

Më: 27 mars 2019 Në ora: 20:22
Super-Jupiter

Shkencëtarët po e përshkruajnë ekzoplanetin HR8799e, si një botë që nuk i ngjan asgjë tjetër të gjetur deri më tash në Sistemin tonë Diellor.

Astronomët kanë vëzhguar planetin që ndodhet 129 vit drite larg Tokës. "Super-Jupiteri" ka një sipërfaqe me stuhi me re të fryra të hekurit dhe silikat, thonë shkencëtarët dhe e përshkruajnë atë si një botë ndryshe nga çdo sistem tjetër.

I njohur si HR8799e, topi i gazit besohet të jetë më i madh dhe shumë më i ri se çdo planet që rrethon Diellin.

Shkencëtarët zakonisht përdorin metoda të tërthorta për të studiuar ekzoplanetë të tillë për shkak të dritës verbuese të yjeve së tyre.

Megjithatë, astronomët arritën të bënin vëzhgime direkt duke përdorur një teknikë që kombinon dritën nga teleskopët e shumtë.

Kjo metodë, e njohur si interferometria optike, mundësoi që katër teleskopë të punonin si një, duke krijuar një sistem të imazhit që ishte mjaft i ndjeshëm për të ndriçuar dritën nga planeti dhe yllin e tij mëmë.

Sylvestre Lacour nga Observatori i Parisit në Francë dhe Instituti Max Planck për Fizikë tha se vëzhgimet sugjerojnë një top të gazit të ndriçuar nga brendësia, me rreze drite të ngrohta që qarkullojnë përmes stuhive me re të errëta.

Lacour tha se vëzhgimet paraqesin "një pamje të një atmosfere dinamike të një ekzoplaneti gjigant në lindje, duke kaluar nëpër procese komplekse fizike dhe kimike".

Gjetjet u bënë nga Gravity, një instrument që kombinon katër rreze drite nga interferometri shumë i madh i teleskopit të Observatorit Jugor Evropian në Kili.

Detajet rreth ekzoplanetit janë botuar në revistën “Astronomy and Astrophysics”.

Vitin e kaluar, Gravity vëzhgoi gazin me 30% të shpejtësisë së dritës jashtë vrimës së zezë masive në qendër të galaktikës sonë, Rrugës së Qumështit.

Ndryshe, HR8799e u zbulua në vitin 2010 në konstelacionin Pegasus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat