Amazon do të lëshojë mijëra satelitë për të ofruar internet nëpër botë

Shkencë & Teknologji

Amazon do të lëshojë mijëra satelitë për të ofruar internet nëpër botë

Më: 4 prill 2019 Në ora: 22:45
Foto ilustrim

Gjiganti teknologjik amerikan, Amazon, planifikon të lëshojë 3.236 satelitë në orbitën e Tokës. Kjo për arsye të sigurimit të internetit për komunitetet më pak të zhvilluara në botë, shkruan The Verge.

Amazon është një prej kompanive të shumta që planifikon të përdorë një rrjet të mijëra satelitëve, për të ofruar internet nëpër botës.

Duke qenë ndryshe prej internetit satelitor tradicional, këto plane përfshijnë përdorimin e satelitëve në pjesën e ulët të orbitës së Tokës. 

SpaceX ka plane të lëshojë rreth 12 mijë satelitë, si pjesë e platformës së saj Starlink, OneWeb do që të lëshojë 650 të tillë, e edhe Facebook gjithashtu synon të lëshojë satelitin e saj.

Projekti Kuiper i Amazon-it do të konsistojë në satelitë të vendosur në tre lartësi të ndryshme. Do të ketë 784 satelitë në 367 milje lartësi, 1296 satelitë në 379 milje, dhe 1156 satelitë në 391 milje.

Këta satelitë do ofrojnë internet në zona që shtrihen prej Skocisë deri tek pika më jugore e Amerikës Jugore. Zona, teorikisht, mbulon 95% të popullatës së Tokës.

Amazon ende nuk ka deklaruar nëse mendon të ndërtojë vetë satelitët apo t’i blejë ato nga një palë e tretë. Gjithashtu ende nuk ka një plan të qartë se si do t’i lëshojë ato në orbitë. Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Jeff Bezos, tregon që Amazon do t’i shqyrtojë gjitha mundësitë.

Nuk ka një kohë të caktuar se kurrë satelitët e Amazon-it do dërgohen në orbitë, por së pari kompanisë së njeriut më të pasur në botë do t’i duhet të marrë leje prej Komisionit Federal për Komunikim në SHBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat