Eksperimenti: Truri i njeriut, mund të ndjejë fushën magnetike të Tokës

Shkencë & Teknologji

Eksperimenti: Truri i njeriut, mund të ndjejë fushën magnetike të Tokës

Më: 10 prill 2019 Në ora: 16:25
Ilustrim

A mund të ndjejnë qeniet njerëzore valët magnetike të tokës? Biologët e dinë se kafshët e tjeramunden. Ata mendojnë se kjo i ndihmon speciet, duke përfshirë bletët, breshkat dhe zogjtëtëudhëtojnë nëpër botë. Shkencëtarët janë përpjekur të zbulojnë, nëse edhe njerëzit i përkasinlistëssë organizmave të ndjeshme magnetikisht.

Për dekada me radhë, ka pasur hapa para dhe prapa, midis raporteve pozitive dhe dështimeve përtëdëshmuar ekzistencën e këtij tipari tek njerëzit, me polemikat në dukje të pafundme. Rezultatete përziera tek njerëzit, mund të jenë për shkak të faktit se gati të gjitha studimet e kaluara,mbështeteshin në vendimet e sjelljes nga ana e pjesëmarrësve në eksperimente.

Nëse qeniet njerëzore kanë një sens magnetik, përvoja e përditshme sugjeron se ajo do tëjetëshumë e dobët ose thellësisht e fshehur në nënndërgjegje. Përshtypje të tilla, mundtëkeqinterpretohen me lehtësi, ose thjesht humbasin, kur njerëzit përpiqen të marrinvendime.Prandaj, grupi ynë kërkimor – duke përfshirë një biolog gjeofizikant, njëneuroshkencëtarkognitiv dhe një neuroinxhinier  – mori një qasje tjetër.

Ajo që kemi zbuluar, sigurisht siguron dëshmitë e para neuro-shkencore, se njerëzit e kanë njësensgjeomagnetik. Toka është e rrethuar nga një fushë magnetike, e krijuar nga lëvizja e bërthamës sëlëngshme të planetit. Kjo është arsyeja pse një busull magnetike, tregon gjithnjëveriun.

Në sipërfaqen e Tokës, kjo fushë magnetike është mjaft e dobët. Gjatë 50 viteve të fundit, shkencëtarët kanë treguar se qindra organizma, në gati të gjitha degët e komuniteteve tëbakteriale, protiste dhe të kafshëve, kanë aftësinë të ndjejnë dhe reagojnë ndaj kësaj fushegjeomagnetike.

Tek disa kafshë – si bletët – reagimet ndaj sjelljeve gjeomagnetike, janë po aq të forta saedhepërgjigjet ndaj dritës, erës ose prekjes. Biologët kanë identifikuar përgjigje të fortatekvertebrorët, duke filluar nga peshqit, amfibët, zvarranikët, shumë lloje zogjsh, dhenjëshumëllojshmëri e ndryshme gjitarësh, duke përfshirë balenat, brejtësit, lakuriqët e natës, lopëtdhe qentë.

Në të gjitha këto raste, kafshët e përdorin fushën gjeomagnetike si përbërëse të aftësisë së tyretëorientimit dhe udhëtimit, së bashku me elementë të tjerë si pamja, aroma dhe dëgjimi.

Skeptikët i patën hedhur poshtë raportet e hershme të këtyre përgjigjeve, kryesisht për shkak se nukduket të ketë një mekanizëm biofizik, që mund të përkthejë fushën e dobët gjeomagnetike tëTokës,në sinjale të forta nervore.

Kjo pikëpamje ndryshoi dramatikisht, pas zbulimit se qelizat e gjalla, kanë aftësinë tëndërtojnënanokristale të magnetit mineral ferromagnetik – në thelb, magnete të vogla hekuri.Kristaletbiogjenike të magnetit, u panë për herë të parë tek dhëmbët e një grupi molusqesh, mëvonë tekbakteret, dhe pastaj në një shumëllojshmëri organizmash të tjerë, duke filluar nga protistëtdhekafshët siç janë insektet, peshqit dhe gjitarët, përfshirë indet e trurit të njeriut.

Sidoqoftë, shkencëtarët nuk i kishin konsideruar njerëzit si organizma të ndjeshëm ndajfushësmagnetike të Tokës. Pjesëmarrësit në studimin tonë, u ulën në dhomën eksperimentalepërballëveriut, ndërsa busulla rrotullohej në drejtim të kundërt nga veriperëndimi në verilindje.

Në studimin tonë të ri, ne u kërkuam 34 pjesëmarrësve të uleshin në dhomën tonë të testimit, ndërsa regjistruam drejtpërdrejti aktivitetin elektrik në trurin e tyre, me në atëelektroencefalografisë(EEG). Meqë jetojmë në mes të gjerësisë gjeografike të HemisferësVeriore, fusha magnetikemjedisore në laboratorin tonë, zbret poshtë në veri rreth 60 gradë ngahorizontali. Në jetën normale, kur dikush rrotullon kokën, të themi nga lart–poshtë, ose nga e majta në të djathtë – drejtimi i fushësgjeomagnetike (që mbetet i qëndrueshëm në hapësirë), do të zhvendoset përkundrejt kafkës së tyre.

Kjo nuk është befasi për trurin e subjektit, pasi i drejtoi muskujt të lëviznin kokën në mënyrën e duhur. Në dhomën tonë eksperimentale, ne mund ta lëvizim fushën magnetike në heshtje nëlidhjeme trurin, por truri nuk dha asnjë sinjal për të lëvizur kokën. Kjo është e krahasueshme me situatatkur koka apo trungu lëvizin pasivisht nga dikush tjetër, ose kur jeni një pasagjer në njëpajisje qërrotullohet.

Nga ana tjetër, të dhënat e EEG, zbuluan se disa ndryshime të fushës magnetike mund tëshkaktojnëreagime të forta dhe të riprodhueshme të trurit. Një model EEG i njohur ngahulumtimi ekzistues, iquajtur alfa-ERD (de–sinkronizimi i ngjarjes), shfaqet zakonisht kur njëperson zbulon papritmasvalët, dhe përpunon një stimul ndijor.

Truri ishte “i shqetësuar”, me ndryshimin e papritur në drejtimin e fushës magnetike, dhekjoshkaktoi zvogëlimin e valës alfa. Fakti që ne pamë modele të tilla alfa-ERD në përgjigjetërrotullimeve të thjeshta magnetike, është një dëshmi e fuqishme për gjurmimin e valëvemagnetikenga truri i njeriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat