Anija hapësinore e Izraelit pritet të aterojë në Hënë

Shkencë & Teknologji

Anija hapësinore e Izraelit pritet të aterojë në Hënë

Më: 11 prill 2019 Në ora: 16:18
Anija hapësinore e Izraelit

Anija hapësinore e Izraelit pritet të aterojë në Hënë

Autori: Lajmi.netBota, Lajme16:15, 11 April 2019

Foto: Reuters

Anija hapësinore “Beresheet” e Izraelit po bën përgatitjet e fundit para zbritjes së saj në sipërfaqen e Hënës.

Nëse aterimi do të jetë i suksesshëm, kjo do ta vendosë Izraelin midis vendeve elitare që kanë realizuar udhëtime për në Hënë.

Fluturakja e quajtur Beresheet, që në gjuhën hebreje do të thotë “në fillim”, ka udhëtuar në hapësirë për shtatë javë para se të kalonte në gravitetin e Hënës javën e kaluar.

Anija kozmike pritet të arrijë fazën e fundit të aterimit në Hënë gjatë ditës së enjte, transmeton REL.

Pas Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Kinës, Izraeli është vendi i katërt në botë që dërgon fluturake në Hënë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat