NASA: Nuk është skenar Hollivudi, meteorët e rrezikojnë tokën

Shkencë & Teknologji

NASA: Nuk është skenar Hollivudi, meteorët e rrezikojnë tokën

Më: 1 maj 2019 Në ora: 09:43
Foto ilustruese

Shefi i NASA-s, Jim Bridenstine, ka paralajmëruar se meteorët janë “një kërcënim për planetin”.

“Kjo nuk ka të bëjë rrëfime Hollivudi, nuk ka të bëjë me filma. Ky informacion është në fund të fundit për mbrojtjen e planetit të vetëm që ne e njohim si strehë për jetën”, tha ai të hënën, duke folur në Konferencën e Mbrojtjes së Planetit në Uashington D.C.

Bridenstine foli për një meteor që shpërtheu në shkurt të viti 2013 mbi Rusinë. Ky shpërthim tronditi rajonin e Uralave të Rusisë. Më shumë se 1,000 njerëz u plagosën, duke përfshirë më shumë se 200 fëmijë. Shumë njerëz u lënduan nga xhamat që thyheshin pa ndërprerë si pasojë e forcës së zërit që pasoi shpërthimin e meteorit.

“Ai meteor ishte më i ndritshëm se dielli në momentin kur hyri në atmosferën e Tokës. Njerëzit mund të ndienin nxehtësinë nga ky objekt prej 62 kilometra larg”, tha Bridenstine.

“Kur meteori shpërtheu 28 kilometra larg nga sipëfaqja e tokës, kishte fuqi 30 herë më të madhe se bomba atomike në Hiroshima,” tha Bridenstine, duke shtuar se meteori kishte dëmtuar ndërtesat në gjashtë qytete.

“Do të doja të ju them se këto ndodhi janë tejet të rralla, por nuk janë,” thotë Bridenstine. Ai thotë se sipas parashikimeve të NASA-s, ngjarje të tilla pritet të nodhin një herë në 60 vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat