Tronditen shkenctarët! Specia e zhdukur qindra mijëra vjet më parë rishfaqet sërish - Bota Sot
Tronditen shkenctarët! Specia e zhdukur qindra mijëra vjet më parë rishfaqet sërish

Shkencë & Teknologji

Tronditen shkenctarët! Specia e zhdukur qindra mijëra vjet më parë rishfaqet sërish

Më: 11 maj 2019 Në ora: 15:21
Specia e zhdukur shpendësh e quajtur Rallidae

Një specie e zhdukur shpendësh e quajtur Rallidae është rishfaqur pikërisht në ishullin ku jetonin më parë. Shkencëtarët thonë se ky lloj ka evoluar sërish.

Ky shpend kolonizoi Aldabra Atoll në Oqeanin Indian dhe evoluoi duke u bërë jo fluturues, para se të zhdukej tërësisht kur ishulli u zhyt nën det rreth 136 000 vjet më parë.

Studiuesit kanë gjetur fosile të ngjashme para dhe pas kësaj ngjarjeje, çka tregon se shpendi me përmasat e një pule u rishfaq kur niveli i detit ra sërish disa mijëra vjet më vonë, duke populluar ishullin dhe duke humbur aftësinë për të fluturuar sërish.

Rallidae që nuk fluturon gjendet në Aldabra në ditët e sotme.

Ky proces tejet i rrallë njihet si evoluim përsëritës – përsëritja e një lloji të lashtë në periudha të ndryshme të historisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...