NASA: Hëna po zvogëlohet

Shkencë & Teknologji

NASA: Hëna po zvogëlohet

Më: 14 maj 2019 Në ora: 13:29
Hëna

Hëna e Tokës ka aktivitet të rrallë gjeologjik dhe herë pas here, si në Tokë dhe në planet të tjera ndodhin tërmete, dhe për shkak të ftohjes së brendshme gjatë disa qindra viteve të fundit, ky trup qiellor është zvogëluar për 50 metra dhe është ende tektonik, thonë shkencëtarët e NASA-s.

“Rrudhja” e Hënës sipas shkencëtarëve po ndodh për shkak të brishtësisë së saj.

Këto fenomene ndodhin kur manteli lë një pjesë mbi tjetrën, duke krijuar mure të pazakonshme që mund të shihen në sipërfaqe.

Më parë, dihet se katër lloje të tërmeteve ndodhin në muaj - tre llojet e para lidhen me tërmetet e thella të shkaktuara nga përplasjet e meteorit ose nxehtësia e Diellit dhe ato janë relativisht të dobëta, ndërsa i katërti është tërmeti i ashtuquajtur "i cekët" që mund të arrijë deri në 5.5 gradë në Rihter.

"Ne kemi gjetur se ky aktivitet është ende i pranishëm dhe se shkakton tërmetet edhe sot, kur Hëna është ende gradualisht më e ftohtë dhe në zvogëlim", tha Thomas Waters, një shkencëtar i lartë në Qendrën për Tokën dhe Studimet Planetare në Smithsonian pranë Uashingtonit, transmeton KosovaPress.

Shkencëtarët pohojnë se tërmetet dhe “rrudhja” e këtij trupi qiellor vazhdojnë deri në ditët e sotme dhe fotografitë e shkëmbinjve në sipërfaqe tregojnë për aktivitetet e fundit tektonike.

NASA thotë se tërmetet ndodhin kur Hëna është në pikën më të largët që kur graviteti i Tokës dëmton sipërfaqen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat