Vetëm 90 lumenj “të lirë”

Shkencë & Teknologji

Vetëm 90 lumenj “të lirë”

Më: 19 maj 2019 Në ora: 13:32
Foto ilustrim

Vetëm 23 % e lumenjve më të gjatë në botë arrin të rrjedhë në mënyrë natyrale dhe pa pengesa deri në det. Kjo pasi në shumicën e rasteve, 2/3 e lumenjve të gjithë planetit kanë pësuar ndërprerje të rrjedhës me barriera artificiale nga njeriu, si diga apo ndërhyrje të tjera.

Studimi që evidenton problemin është kryer nga kërkuesit e Universitetit McGill të Kanadasë, të cilët kanë punuar 10 vjet duke mbledhur të dhënat e 12 milionë kilometra, të 300 mijë lumenjve dhe duke konsultuar 25 mijë imazhe satelitore. Puna e kryer është publikuar në revistën shkencore Nature.

Nga statistikat rezulton se në 246 lumenj që janë më të gjatë se 1 mijë km, vetëm 90 prej tyre janë të lirë, pa ndërprerje nga veprat të inxhinierisë hidraulike, të prodhimit të energjisë hidroelektrike etj. Ata që ende sot mbeten natyralë ndodhen kryesisht në Arktik, Amazonë dhe Kongo. Deri më sot njeriu ka ndërtuar 2.8 milionë diga mbi lumenj në mbarë botën, aktualisht 370 janë në ndërtim e sipër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat