Kroaci: Observatori i vogël me dobi të madhe

Shkencë & Teknologji

Kroaci: Observatori i vogël me dobi të madhe

Më: 21 maj 2019 Në ora: 15:17
Ilustrim

Një qendër e vogël vrojtimi për zbulimin e asteroideve në Kroaci vlerësohet mjaft e suksesshme prej NASA-s. Një observator që mbahet me donacione arrin sukses ndërkombëtar falë pasionit individual për astronominë.

Një qendër vrojtimesh në hapësirë në Kroaci konsiderohet sipas NASA-s si observatori më i suksesshëm në zbulimin e asteroideve, Korado Korlevic e ka si hobby astronominë dhe me një buxhet të vogël ai po zhvillon metoda të reja për observimi.

Kur në Havai perëndon Dielli dhe në Kroaci bie nata, Korado Korlevic merr përsipër vrojtimin e asteroideve në observatorin e vogël në Visnjanin kroat. Ai thotë, se ne i gjurmojmë asteroidët sikur të jemi qen nuhatës dhe me punën tonë përpiqemi të kompensojmë punën e teleskopëve në Havai. Masim, dërgojmë të dhënat, masim sërish deri sa kur lind Dielli."

Korlevic është i apasionuar pas astronomisë, ai ka zbuluar nderkohë 1.100 planetë. Rendimenti i punës mes tij në Kroaci dhe Havait funksionon në këtë mënyrë: Teleskopët e ushtrisë së SHBA-së gjurmojnë objekte pranë Tokës, kryesisht asteroidë, por edhe kometa dhe i dërgojnë koordinatat e tyre në Kroaci.

Korlevic nënvizon, se: "Eshtë e rëndësishme, që të mos i humbasim objektet, nëse ato janë zbuluar një herë. Ne kemi fituar mjaft përvojë me punën tonë kjo edhe falë gjeometrisë së globit. Ne jemi saktësisht 12 orë larg Havait."

Observatori i tij i vogël në Visnjan vrojton më shumë se gjysmën, 54 përqind të të gjitha objekteve të afërta me Tokën. Kjo tregon, se Europa është shumë prapa SHBA-së sa i përket studimit të asteroideve. Ndonëse rreziku i goditjeve të mëdha është mjaft i vogël, Korlevic thotë, se edhe „nëse ndodh një goditje p.sh. në oqean, prej nga mund të shkaktojë një cunami të madh, ne mund të parashikojmë se sa mund të jetë lartësia e dallgëve. Ne mund t'i paralajmërojmë njerëzit në kohë, se po vjen një asteroid, që do të ketë cunami dhe se ata duhet të largohen në lartësi 500 metra."

Pasioni i tij e ka çuar shumë përpara observatorin e vogël kroat të financuar prej donacioneve./DW/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat