Zbulimi i fundit: Pse dështon truri ynë?

Shkencë & Teknologji

Zbulimi i fundit: Pse dështon truri ynë?

Më: 27 maj 2019 Në ora: 20:17
Ilustrim

Një studim nga shkencëtarët në Universitetin e Cambridge dhe Yale, dhe hulumtuesit e Qendrës për plakje dhe neuro-shkencë zbuluan se obeziteti ka një ndikim të keq në tru.

Truri i njerëzve me kile të tepërta në moshën e mesme mund të jetë një dekadë më i vjetër se ata me peshë normale.

Për pesë vjet, shkencëtarët analizuan të dhënat e rreth 500 njerëzve të moshës ndërmjet 20 dhe 87-vjeç, të cilët ishin të ndarë në dy grupe: mbipeshë dhe peshë normale.

Bazuar në imazhin e trurit, strukturat e tij u ekzaminuan dhe raporti mes anatomisë së trurit dhe peshës trupore u mat. Është konstatuar se mbipesha mund të përshpejtojë plakjen e trurit dhe të rrisë rrezikun e neuro-degjenerimit,  apo humbjes së funksionit së neuroneve dhe vdekjes së tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat