Huawei tejkalon Apple në prodhimin e telefonave të mençur

Shkencë & Teknologji

Huawei tejkalon Apple në prodhimin e telefonave të mençur

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 11:28
Huawei

Pas disa vitesh rritje, shitjet e telefonave të mençur ranë për vitin e dytë me radhë. Ky trend negativ vijoi në tre mujorin e parë të vitit 2019 kur shitjet botërore të telefonave të mençur ranë me 2.7 për qind.

Sipas kompanisë analitike Gartner, tregjet në SHBA dhe Kinë ranë me 15.8 për qind respektivisht me 3.2 për qind duke lënë të kuptohet se segmenti premium është goditur më rëndë, përcjell Telegrafi.

Samsung dhe Apple shikuan shitjet e tyre të bien me 9 dhe 18 për qind në tre mujorin e parë të 2018-së, ndërsa Huawei shijoi sukses me një rritje prej 45 për qind krahasuar me vitin 2018.Kompania bëri progres në Evropë dhe Kinë dhe shitjet u rritën me 69 për qind respektivisht me 33 për qind. Falë kësaj rritjeje Huawei arriti të parakalonte Apple për t’u bërë prodhuesi i dytë më i madh në botë i telefonave të mençur në tre mujorin e parë të 2019-së.

Megjithatë kompania është përballë sanksioneve amerikane dhe si rezultat humbi qasja në disa shërbime dhe harduerë prodhues dhe ofruar nga kompanisë amerikane. Ndalimi i Android nga Google ishte goditja më e rëndë që mund të merrte Huawei.

Nëse ky ndalimi do të vijojë me të vërtetë, shitjet e telefonave Huawei jashtë Kinës do të bien dukshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat