Asteroidi që rrezikon seriozisht Tokën në shtator

Shkencë & Teknologji

Asteroidi që rrezikon seriozisht Tokën në shtator

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 16:34
Edhe nëse nuk përplaset me Tokën, parashikohet që ky trup qiellor të kalojë shumë pranë planetit tonë.

Një meteor i quajtur “2006 QV89” rrezikon të përplaset me Tokën pas disa muajsh. Shanset që të përplaset me planetin tonë janë 1/7000. Nëse kjo do të ndodhë, data e parashikuar është 9 Shtatori 2019, sipas Agjencisë Hapësinore Europiane.

Dhjetë asteroidë konsiderohen të rrezikshëm për planetin tonë, dhe meteori “2006 QV89” që mund të përplaset në muajin Shtator, renditet i katërti.

Ky trup qiellor është zbuluar për herë të parë më 29 Gusht të vitit 2006 dhe ka madhësinë e gjysmës së një fushe futbolli. Agjencia Hapësinore monitoron vazhdimisht trajektoren e tij.

Edhe nëse nuk përplaset me Tokën, parashikohet që ky trup qiellor të kalojë shumë pranë planetit tonë. Nëse nuk përplaset në muajin Shtator, trajektorja e asteroidit do të rrezikojë sërish Tokën në vitet 2032, 2045 dhe 2062.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat