NASA: Turistët mund të shkojnë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës…me 35 mijë dollarë dita

Shkencë & Teknologji

NASA: Turistët mund të shkojnë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës…me 35 mijë dollarë dita

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 17:16
NASA

Agjencia Hapësinore e SHBA-së – NASA ka njoftuar se do t’i lejojë personat privatë të fluturojnë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës – ISS.

Përfaqësues nga NASA thanë në një konferencë për shtyp se shpenzimet dhe organizimi i ekuipazhit që do të fluturojë për në ISS do i adresohen kompanive Boeing dhe SpaceX, e cila është një agjenci për udhëtime të tilla,.

Nga ana tjetër, NASA do të ngarkojë turistët e ardhshëm me ushqim, akomodim dhe komunikim në stacion, dhe këto me një kosto mund të arrijë në  35,000 dollarë në ditë.

Njoftimi i NASA-s paraqet një ndryshim të rëndësishëm për agjencinë, e cila ka kohë që ka qenë kundër komercializimit të Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar dhe mundësinë e vizitave turistike.

Rusët, megjithatë, i lejuan disa turistëve të vizitonin stacionin.

Sipas planit të NASA-s, dy njerëz mund të udhëtonin në ISS çdo vit dhe mund të qëndronin atje deri në 30 ditë.

Personi i parë mund t’i hyjë kësaj aventure vitin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat