NASA në kërkim të një asteroidi të artë, mjaftueshëm që të na bëjë të gjithëve miliarderë

Shkencë & Teknologji

NASA në kërkim të një asteroidi të artë, mjaftueshëm që të na bëjë të gjithëve miliarderë

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 21:55
NASA

NASA po përgatitet për një mision që shpreson të hedh dritë mbi një asteroid që dyshohet të jetë mbetje kryesore e një planeti të shkatërruar.

Sipas agjencisë, misioni, i cili synon të eksplorojë asteroidin ’16 Psyche’, është duke hyrë në fazën përfundimtare të projektimit, me qëllim të lansimit në vitin 2022 dhe mbërritje deri më 2026-ën, transmeton lajmi.net.

“Me kalimin në këtë fazë të re të misionit, ne bëjmë një hap të madh drejt zbulimit të sekreteve të Psyche, një asteroid metalik misterioz gjigand,” tha hetuesi kryesor Lindy Elkins-Tanton, nga Universiteti Shtetëror i Arizonës në Tempe në një deklaratë.

Asteroidi ’16 Psyche’, i zbuluar fillimisht në vitin 1852, rrethon diellin midis Marsi dhe Jupiterit dhe besohet të jetë mbetja e një protoplaneti të shkatërruar nga goditjet kur sistemi diellor po formohej.

Nëse asteroidi mund të transportohej në Tokë, vetëm hekuri do të kishte vlerë 10,000 kuadrilionë dollarë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat