Përdorën Google Maps, rreth 100 shoferë ngelin në baltë pranë aeroportit në Denver

Shkencë & Teknologji

Përdorën Google Maps, rreth 100 shoferë ngelin në baltë pranë aeroportit në Denver

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 09:57
Pamje nga vendi i ngjarjes

Rreth 100 shoferë duke u përpjekur të shmangin një bllokim trafiku pranë Aeroportit Ndërkombëtar Denver, SHBA, ngecën brenda në baltë pasi përdorën Google Maps, që iu dha një rrugë alternative.

Disa automjete nuk mund të kalonin përmes llumit dhe më pas dhjetëra të tjera u bllokuan pas tyre.

Google tha se rruga nuk ishte shënuar si private.

“Ndërsa ne gjithmonë punojmë për të ofruar udhëzimet më të mira, problemet mund të lindin për shkak të rrethanave të paparashikueshme të motit. Ne inkurajojmë të gjithë shoferët të ndjekin ligjet, të qëndrojnë të vëmendshëm dhe të përdorin logjikën gjatë ngasjes së automjeteve”, ka thënë Google.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat