Studim: Fjala që sapo e keni mësuar po shfaqet kudo? Jeni duke përjetuar iluzion!

Shkencë & Teknologji

Studim: Fjala që sapo e keni mësuar po shfaqet kudo? Jeni duke përjetuar iluzion!

Nga: A.H Më: 13 korrik 2019 Në ora: 13:27
Foto

A keni mësuar një fjalë të re, të cilën menjëherë më pas e keni hasur në grupin e chatit, apo diku në rrjetet sociale? A e keni gjetur veten duke thënë ‘’E çuditshme! Unë sapo e mësova këtë gjë?’’ -Nuk jeni vetëm ju!

Ky është një eksperiment i cili është shumë i pranishëm, dhe i ka dy emra: Iluzioni i frekuencës dhe fenomeni Bader-Meinhof.

Në vitin 2006, Arlond Zwinsky, profesor i linguistikës në Stanford, shpiku termin ‘’Iluzioni i frekuencës.’’

Iluzioni i frekuencës ka për qëllim të përshkruajë se çfarë ndjehet pasi të mësoni për një fjalë të re. Sipas Zwinsky, kjo ndjenjë paraqitet sepse truari juaj e bën një trik, duke përfshirë kombinimin e dy proceseve psikologjike, transmeton Bota sot

 

Procesi i parë është vëmendja selektive, ose përqendrimi në disa gjëra dhe shpërfillja e të tjerave.

Kur të mësoni një fjalë, shprehje a ide të re, truri fillon të përceptojë rastet kur ajo shfaqet, duke i kushtuar vëmendje pikërisht këtyre që i njihni.

Procesi i dytë që Zwinsky identifikon është paragjykimi i konfirmimit.

Truri juaj ju tregon se po ballafaqoheni me fjalën e re, si prove që fjala po shfaqet edhe më shpesh. Kjo sepse nuk e keni vënë re më parë, sikur ‘’nuk ka ekzistuar deri tani.’’

Gjëja më e rëndësishme për t’u mbajtur mend është se Bader Meinhof është iluzion. Trurit të njeriut i pëlqen të gjejë modele.

Kur është fjala për paraqitjen e përsëritur të informacionit të ri, nxiton të kërkojë po atë informacion. Fjala që sapo e keni mësuar është e re, dhe përgjigja e trurit tuaj është pikërisht ajo fjalë. /Bota sot/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat