Ontario, shpërthen asteroidi mbi Kanada. Fenomeni solli ‘dush’ meteorësh

Shkencë & Teknologji

Ontario, shpërthen asteroidi mbi Kanada. Fenomeni solli ‘dush’ meteorësh

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 15:23
Foto

Një asteroid plot dritë ka dhënë spektaklin e vet ndërsa kalonte në qiellin e pjesës jugore të Ontarios dhe Kebek-ut në Kanada. Asteroidi që shpërtheu në lartësi 29 km nga toka, krijoi një shkëlqim të ngjashëm me atë të hënës së plotë. Ngjarja u filmua dhe fotografua nga dhjetë kamerat e Universitetit të Western Ontario, i cili bashkëpunon me Meteoroid Environment Office të NASA-s.

Sipas njoftimeve të CNN, drita e shkaktuar nga shpërthimi, u “kap” nga kamerat e vendosura në Montreal, rreth 400 kilometra nga Bancroft, një zonë afër Ontario-s në afërsi të së cilës ndodhi fenomeni. Asteroidi i shpërthyer shkaktoi një “dush” meteorësh. Sipas Steven Ehlert i NASA-s, shpërthimi i asteroidit në qiellin kanadez shkaktoi një shi meteorit pranë Bancroft.

Trupi qiellor, me një diametër prej vetëm 30 centimetra, goditi atmosferën e tokës duke udhëtuar me shpejtësi 72,000 kilometra në orë. Për NASA-n, Peter Broën tha se asteroidi ka depërtuar “shumë thellë në atmosferë”, prandaj do të ishte e lehtë për të gjetur gurë të gjeneruar nga shpërthimi në terren.

“Ne dëshirojmë që njerëzit të dalin të kërkojnë dhe ndoshta gjejnë disa prej këtyre meteorive”, të cilët paraqesin një objekt interesant të studimit për astronomët”.

Por si të njohim një meteorit? Sipas ekspertëve, ata janë shkëmbinj të errët shumë më të dendur se ata që zakonisht gjenden në Tokë. Për më tepër, për shkak të pranisë së madhe të hekurit ata mund të tërhiqen nga një magnet.  Ata që gjejnë këto mbetje duhet t’i mbështjellin në alumin ose t’i futin ato në qese plastike.

Sipas Peter Broën, shpërthimi i meteorit në Kanada nuk ka të bëjë fare me kalimin e ndonjë asteroidi që kohët e fundit ka prekur Tokën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat