Ndërthurja e teknologjisë me fuqinë e trurit - Bota Sot
Ndërthurja e teknologjisë me fuqinë e trurit

Shkencë & Teknologji

Ndërthurja e teknologjisë me fuqinë e trurit

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 07:09
Foto ilustrim

Teknologjia e lidhur me forcën e trurit po ndihmon individët e paralizuar apo që kanë humbur gjymtyrët që të rifitojnë një pjesë të aftësive që kanë humbur.

Keven Walgamott ka një krah protezë që duket si e huazuar nga filmi Star Wars. Proteza “LUKE” faktikisht është frymëzuar nga krahu robotik i personazhit Luke Skywaker nga seriali ‘The Empire Strikes Back”.

Walgamont humbi dorën e majtë dhe një pjesë të krahut 17 vjetë më parë në një aksident elektrik. Ai është një nga shtatë pacientët në Universitetin Utah që po teston krahun Luke i cili u mundëson atyre të përdorin trurin për të kryer veprime delikate siç është kapja dhe lëshimi i vezës.

Krahu Luke ka 15 vite në zhvillim e sipër. Përmirësimi i fundit mundëson lidhjen me indet nervore në parakrahun e pacientit, nga ku përcillen të dhënat tek truri për të komanduar krahun. Kjo u mundëson atyre të kuptojnë se çfarë force të përdorin që nga shtrëngimi dorës apo këputja e një kokrre rrushi.

Shkencëtarët në Institutin Federal të Teknologjisë së Zvicrës kanë zhvilluar një sistem që i mundëson njerëzit me dëmtime të rënda të sistemit motorik që të kontrollojnë lojrat elektronike përmes mendimit. Samuel Kunz është pacient i paralizuar pas një aksidenti dhe ka dalë vullnetar për testimet.

“Po përpiqem të lëviz dorën dhe gishtat në mendjen time. Ndaj duhet të jem shumë i përqendruar.”

Ai po merr pjesë në një test për komunikimin e trurit me kompjuterin duke marrë drejtimin gjatë garave me makina në një lojë elektronike.

“Komunikimi mes gishtrinjve të mi dhe trurit nuk egziston më. Po përpiqem në mendjen time të lëviz gishtrinjtë dhe më duhet shumë përqendrim që të bëj të njëjtën gjë çdo herë.”

Imagjinata për të lëvizur dorën e tij të majtë bën që makina të kthehet majtas. Të menduarit rreth krahut të djathtë e kthen makinën djathtas dhe lëvizja e të dyja duarve njëkohësisht bën që makina të shkojë drejt.

Një komandë tjetër është kur pacienti ndjehet i pushuar dhe me mendje të qetë, bën që makina të ngadalësojë shpejtësinë. Këto sinjale transmetohen tek kompjuteri përmes elektrodave të vëna në kokën e pacientit. Dr. Rea Lehner punon për Institutin Federal të Teknologjisë së Zvicrës.

“Për të siguruar lidhjen mes trurit dhe kompjuterit nevojitet një përforcues, një kapak me elektroda që mat sinjalet e trurit të pacientit. Sinjali i trurit është tejet i vogël dhe sinjali i aktivitetit të muskulit është shumë i madh. Duhet të sigurohemi për të filtruar të gjitha aktivitetet e muskujve dhe të kemi vetëm sinjalin e pastër të trurit.”

Pacienti po praktikon kontrollin e lojës përmes trurit në mënyrë që të marrë pjesë në një kampionat special vitin që vjen të quajtur Cybathon, ku njerëzit me aftësi të kufizuara konkurojnë duke përdorur teknologjinë më të mirë.

Konkursi inagurues u mbajt në Zurih në vitin 2016.

Sfida më e madhe teknologjike është deshifrimi i sinjaleve komplekse të trurit duke përdorur sensorë që nuk e beazdisin njeriun. Gjenerata e ardhshme ndoshta do të ketë sensorë dhe elektroda që vendosen direk tek truri i pacientit. Synimi përfundimtar i hulumtimeve është të mundësojë individët me kufizime fizike që të kontrollojnë me fuqinë e trurit të tyre pajisje si karriget me rrota./VOA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...