‘Zoti i kaosit’ kërcënon Tokën pas dhjetë vjetësh

Shkencë & Teknologji

‘Zoti i kaosit’ kërcënon Tokën pas dhjetë vjetësh

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 23:42
"Zoti i kaosit"

Pas dhjetë vjetësh, "Zoti i kaosit", një nga asteroidet më të mëdhenj, do të kalojë pranë Tokës, dhe mund të ketë "pasoja shkatërruese për jetën".

Asteroidi "99942 Apofis", 340 metra i gjerë, do të udhëtojë rreth 30.000 kilometra larg Tokës, që është një distancë më e shkurtër se disa komunikime dhe satelitët meteorologjikë, transmeton KosovaPress.

Shpejtësia me të cilën do të fluturojë tej nesh do të jetë rreth 40.000 milje në orë, kështu që do të jetë i dukshëm nga Toka.

Shkencëtarët janë të vetëdijshëm se trajektorja e tij, pasi arrin në galaktikën tonë, mund të ndryshojë, dhe Toka nuk ka asnjë mbrojtje.

Shefi i Space X dhe Tesla Elon Musk postoi në profilin e tij në Twitter një artikull në lidhje me asteroidin, në të cilin përmend faktin se sikur një "shkëmb i madh" të godasë Tokën, nuk do të kemi mbrojtje në atë rast.

Disa vjet më parë, Joseph Nut, një shkencëtar i NASA-s, foli për rreziqet me të cilat ballafaqohemi nga hapësira, si dhe paaftësinë tonë për t'u mbrojtur. Ai tha se një objekt i madh nga hapësira, siç është një asteroid që goditi Tokën dhe shkatërroi dinozaurët 66 milionë vjet më parë, mund të godiste përsëri planetin tonë.

Shkencëtarët kanë sugjeruar që NASA të ndërtojë një anije kozmike për të përgjuar objektet hapësinore, nëse paraqiten rreziqe të tilla, për të zvogëluar kohën që duhet për të organizuar një mision për të shpëtuar planetin tonë dhe jetën në Tokë pasi të zbulohet një asteroid i tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat