Kina me monedhë digjitale të ngjashme me atë të Facebook - Bota Sot
Kina me monedhë digjitale të ngjashme me atë të Facebook

Shkencë & Teknologji

Kina me monedhë digjitale të ngjashme me atë të Facebook

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 08:38
Foto ilustrim

Monedha e re digjitale e propozuar nga Kina do të ketë disa ngjashmëri me monedhën Libra të Facebook.

Monedha do përdoret në të gjithë platformat kryesore të pagesave si WeChat dhe Alipay, tha një zyrtar i lartë i bankës qendrore.

Mu Changchun, zëvendësdrejtori i departamentit të pagesave të Bankës Popullore të Kinës, tha se zhvillimi i monedhës do të ndihmonte në mbrojtjen e sovranitetit të këmbimit valutor të vendit pasi aplikimet tregtare të monedhave të tilla janë zgjeruar.

"Pse banka qendrore po e bën një monedhë të tillë digjitale sot, kur metodat e pagesës elektronike janë kaq shumë të zhvilluara. Kjo bëhet për të mbrojtur sovranitetin tonë monetar dhe statusin ligjor të monedhës.", tha Changchun.

Ai tha se monedha digjitale do të jetë aq e sigurt, sikurse monedhat aktuale të lëshuara nga Banka Qendrore dhe do të mund të përdoren edhe pa një lidhje interneti.

Banka qendrore e Kinës ngriti një ekip studimi në 2014 për të eksploruar lansimin e monedhës së vet digjitale për të ulur kostot e qarkullimit të parave tradicionale dhe për të rritur kontrollin e politikëbërësve mbi furnizimin e parave.

Changchun njoftoi vitin e kaluar se monedha digjitale ishte pothuajse gati. Revista financiare amerikane Forbes raportoi se monedha mund të jetë gati deri në 11 nëntor.

Disa analistë thanë se Kina përshpejtoi nxjerrjen në treg të parave digjitale pasi gjiganti amerikan i mediave sociale Facebook, njoftoi planet në qershor për të krijimin e monedhës digjitale Libra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...