Shkencëtarët paralajmërojnë që mos t’i vrisni merimangat që i gjeni në shtëpi

Shkencë & Teknologji

Shkencëtarët paralajmërojnë që mos t’i vrisni merimangat që i gjeni në shtëpi

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 19:09
Foto ilustrim

Besoni, të gjithë e dimë “tmerrin’ kur shohim papritur ndonjë merimangë në një qosh të shtëpisë.

Jo vetëm që janë krijesa tejet të dobishme për shtëpinë tonë, ato nuk duhet të mbyten për shkak se i ndihmojnë planetit tonë dhe duhet të jenë prezente duke ndihmuar në ruajtjen e ekuilibrit delikat të ekosistemit tonë.

Është sezona e merimangave dhe sigurisht që shumë persona që kanë frikë ndaj tyre do tmerrohen dhe do i mbysin ato, raporton “unilad”.

Por shkencëtarët thonë, ju lutemi mos e bëni atë gjë, sado të mëdha apo të vogla që mund të shfaqen, lini aty pasi që merimangat shtëpiake nuk janë të rrezikshme dhe duhet të i trajtoni mirë dhe me respekt.

“Unilad” ka folur me disa ekspert dhe ekologë dhe ata kanë thënë mos i zhdukni nga jeta ato, pasi që ato kujdesen për speciet të tjera të dëmshme. Ato kontrollojnë speciet tjera të dëmshme kështu që ato janë tejet të nevojshme për natyrën.

Nëse nuk do t’i kishim merimangat përreth nesh, atëherë ne do të kishim të gjitha llojet e specieve fluturuese, po ashtu të dëmshme përreth. Ato luajnë një rol shumë kritik në rrjetin ekologjik ushqimor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat