Largohen nga Google Play Store dy aplikacione që thuhej se ishin për kamera, ofronin vetëm reklama

Shkencë & Teknologji

Largohen nga Google Play Store dy aplikacione që thuhej se ishin për kamera, ofronin vetëm reklama

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 23:32
Foto ilustrim

Janë larguar nga Google Play Store, dy aplikacione që kishin përshkrim krejtësisht tjetër dhe nuk ofronin shërbimin e dëshiruar.

Sun Pro Beauty Camera dhe Funny Sweet Beauty Camera, thuhej se ofronin mundësi për realizimin e selfieve sa më të mira dhe rregullimin e fotografive, ndërsa ofronin vetëm reklama, sa herë që përdoruesi ishte i kyçur në rrjet.

Mbrojtësit e sigurisë kibernetike në kompaninë Wandera, kanë zbuluar aktivitetit e dëmshëm që përbënin këto aplikacione dhe i larguan brenda disa ditëve.

Derisa Sun Pro ishte në dispozicion prej vitit 2017, ishte shkarkuar më se një milion herë, teksa Funny Sweet Beauty Camera është shpërndarë në korrik, duke arritur të shkarkohej mbi 500 mijë herë.

Që të dy aplikacionet ishin të fshehura shumë mirë dhe vepronin në mënyrë shumë sekrete, duke e lodhur pajisjen e përdoruesit me reklama të panevojshme që nuk dihej nga vinin.

Në muajin gusht, Trend Micro ka gjetur dhe larguar 85 aplikacione nga Google Play Store, që paraqiteshin ndryshe dhe kishin aktivitetet tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat