NASA tregon se çfarë do të ndodhë me diellin pas 6 miliardë vjetësh

Shkencë & Teknologji

NASA tregon se çfarë do të ndodhë me diellin pas 6 miliardë vjetësh

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 00:41
NASA

Astronomët e Nasas dolën me një shpjegim se çfarë do të ndodhë me diellin pas 6 miliardë vjetësh, në kohën kur llogarisin se do të shndërrohet në një “yll xhuxh” siç njihet termi astronomik për yjet e vegjël dhe me pak shkëlqim.

Nasa përjashton kështu mundësinë që dielli të kthehet në një vrimë të zezë, por do të jetë në fakt një trup qiellor që e quan “ylli xhuxh i bardhë”, transmeton TCH.

Kjo fazë do të nisë kur dielli të harxhojë hidrogjenin në bërthamën e tij.

Astronomët shkojnë më tej në parashikimet e tyre. Do të vijë një ditë kur dielli, sipas tyre do të jetë një gjigant i kuq që do të gllabërojë çdo gjë, duke e bërë planeti tonë të pabanueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat