Kur do të ndodhë zbarkimi i parë i qenieve njerëzore në Mars - Bota Sot
Kur do të ndodhë zbarkimi i parë i qenieve njerëzore në Mars

Shkencë & Teknologji

Kur do të ndodhë zbarkimi i parë i qenieve njerëzore në Mars

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 19:01
Foto

NASA ka projektuar në vitin 2033 zbarkimin e parë të qenieve njerëzore në Mars.

Për të zbuluar sekretet e tij, astronautët do të duhet të qëndrojnë në planetin e kuq për një kohë të gjatë dhe do të kenë nevojë për një hapësirë ​​jetese të rehatshme dhe relaksuese. Këto muajt e fundit, agjencia amerikane e hapësirës ka nisur sfidën ” Habitatit të Printuar në 3D”, një konkurs për ndërtimin e shtëpive 3D që mund të transferohen në Mars.

Shtëpia duhet të zërë një sipërfaqe pak më të vogël se 100 m² dhe të jetë në gjendje të strehojë katër astronautë për të paktën një vit. Konkursin e fitoi firma e arkitekturës me seli në New York, Al SpaceFactory, e cila mori një grant prej 500,000 dollarësh dhe ndërtoi një kapsulë vertikale 3D në vetëm 30 orë. Prototipi I pagëzuar  “Tera” është një eko-habitat futurist i ndërtuar me materiale të biodegradueshme.

Por sipas krijuesve, këto struktura mund të dëshmojnë se janë një habitat ideal edhe këtu në Tokë. Nga marsi 2020, kush dëshiron të jetojë si një astronaut i ardhshëm në Mars mund të qëndrojë në kapsulat vertikale që do të vendosen në shtetin e Neë York-ut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...