Prejardhja e njeriut, ja zbulimi që mund të “hedhë” dritë në histori

Shkencë & Teknologji

Prejardhja e njeriut, ja zbulimi që mund të “hedhë” dritë në histori

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 23:19
Ilustrim

Evolimi i qenieve si dhe zakoni i tyre për të ecur drjetë mund të ketë një origjinë më të lashtë se ç’mund ta mendoni.

Disa studiues gjerman zbuluan skeleti e një majmuni që në Gjermaninë e jugut i cili dyshohet se e ka prejardhjen shumë vite më parë.

Nga gërmimet në Bavari si dhe nga studimet e ekspertëve arritën në konkluzionin se eshtrat e gjetura i përkisnin një shimpazeje që dyshohet të ketë ekzistuar mbi 12 milionë vite përpara majmunit prej të cilit kemi prejardhjen.

Gjithashtu këto kocka kishin shumë ngjashmëri me trupin e njeriut dhe u hodh hipoteza se ata ishin të aftë të ecnin drejtë.

Kjo specie u identifikua me emrin Danuvius guggenmosi dhe ngre shumë pikëpyetje mbi origjinën e vërtetë të qenieve njerëzore.

Sipas njërës prej studiueseve duke u bazuar dhe në zbulimet e fundit se zakoni i njerëzve për të ecur me trupin drejt duhet studiuar më shumë në lidhje me paraardhësit e “gjetur” në Europë se sa me ata në Afrikë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat