Më në fund: Astronomët zgjidhin misterin se si erdhi në tokë elementi kyç për jetën

Shkencë & Teknologji

Më në fund: Astronomët zgjidhin misterin se si erdhi në tokë elementi kyç për jetën

Më: 16 janar 2020 Në ora: 14:13
Foto ilustrim

Astronomët kanë zgjidhur misterin se prej nga vjen fosfori, që është kyç për jetën në Tokë.

Elementi në fjalë gjendet në gjithçka prej njerëzve deri te format më të vogla të jetës, dhe janë esenciale për krijimin e të gjitha gjërave të gjalla siç i njohim.

Por çështja se si fosfori erdhi në tokë ka mbetur një mister i vërtetë. Rrugëtimi që ndihmoi në krijimin e jetës ka mbetur i paeksploatuar, shkruan Independent.

Por astronomët tashmë kanë gjurmuar rrugëtimin e saj përmes hapësirës, duke e shikuar derisa lëvizte nga rajonet yje-formuese te kometat.

Hulumtimi i sapopublikuar shfaq mënyrën se si molekulat që përmbajnë fosfor formohen, dhe se si ato mund të kenë qenë qendrore për nisjen e jetës në Tokë.

“Jeta në tokë u shfaq 4 miliardë vjet më herët, por ne ende nuk i dimë proceset që e bënë këtë gjë të mundur,” tha Victoria Rivilla, autore kryesore e këtij studimi.

Këto observime lejuan shkencëtarët të shihnin që molekulat [që mbajnë fosfor] linden derisa yjet në vetvete formohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat