Roboti ngrit objektet e brishta pa prekje

Shkencë & Teknologji

Roboti ngrit objektet e brishta pa prekje

Më: 23 janar 2020 Në ora: 16:58
Roboti

Shkencëtari Marcel Schuck është duke punuar në zhvillimin e një kontrolli robotik që mund të ngritë objekte të brishta dhe të lehta pa prekje.

Teknologjia për të cilën është duke punuar ky studiues nga Instituti Shkencor i Cyrihut bazohet në valët e zërit.

Shpikja e tij është një dorë roboti që ka diçka si një top i përgjysmuar në vend të grushtit. Midis dy gjysmë-sferave më të mëdha është një sferë e vogël që noton në ajër, e mbajtur nga valët ultrasonike. Ky fenomen njihet si levitimi akustik.

Image
Roboti

Pikat e presionit krijohen atje ku valët ultrasonike mbivendosen, dhe objektet e vogla mund të "bllokohen" midis atyre pikave dhe duket se notojnë në ajër. Aktualisht, teknologjia është në fazën prototip, dhe këto dy gjysmë-sfera janë krijuar duke përdorur një printer 3D.

Dora robotike mund të jetë shumë e dobishëm në situata kur dëmtimi i disa komponentëve të vegjël mund të jetë shumë i kushtueshëm, kështu që dora e njeriut nuk duhet t’i prekë, përveç nëse është e nevojshme, raporton Slashgear.

Teknologjia mund të jetë shumë e dobishme në industrinë e vëzhgimeve, pasi  disa nga ‘kthetrat’ e përdorura sot janë mjaft të buta, por janë të ndjeshme ndaj ndotjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat