Agjencia hapësinore e Indisë ka krijuar për herë të parë roboten që do të udhëtojë në hapësirë këtë vit si pjesë e misionit të tyre pa pilot.
Robotja quhet Vyom Mitra (që përkthehet nga sanskritishtja në mik në hapësirë), e krijuar me detaje që të lë përshtypjen e një gruaje por me intelegjencë jashtëzakonisht të madhe.
Shkencëtarët shpresojnë se robotja do t’i ndihmojë më vonë astronautët në një mision hapësinor të administruar të quajtur ‘Gaganyaan’, i cili është caktuar për në dhjetor 2021.
“Unë mund të bëhem edhe shoqëruesja juaj, të bisedojë me astronautët, t’i njohë ata dhe t’i përgjigjem kërkesave të tyre”, tha robotja Vyom e cila është e gatshme çdo moment që të fluturojë në hapësirë.
Shkencëtarët e kanë krijuar këtë robote në mënyrë që t’i ndihmojë ata që të kuptojnë më mirë impaktin e udhëtimit hapësinor tek njerëzit, do të stimulojë detyrat e një astronauti në hapësirë.
Agjencia e hapësirës shpreson se kjo robote do t’i ndihmojë në detyrat e tyre, në misionet e krijuara në të ardhmen.