Coronavirus parashikohet të ndikoj negativisht në industrinë e telefonave

Shkencë & Teknologji

Coronavirus parashikohet të ndikoj negativisht në industrinë e telefonave

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 00:02
Foto ilustrim

Shpërthimi i koronavirusit ka ndikuar në botë në më shumë mënyra se një.

Udhëtimet janë afektuar, njerëzit kanë vdekur dhe sigurisht tregu është prekur dhe kompanitë janë detyruar të pezullojnë operacionet për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së mëtejshme të virusit.

Vetë Apple gjithashtu kanë paralajmëruar se mund të humbasin të ardhurat, por duket se kompania e Cupertino nuk është vetëm.

Sipas analizës nga TrendForce, ata po sugjerojnë se shpërthimi i koronavirusit mund të ketë një ndikim shumë të madh negativ në industrinë e smartphone-ve në tërësi.

Ata po parashikojnë se prodhimi i telefonave mund të zvogëlohet deri në 12% këtë tremujor dhe se dërgesat e telefonave inteligjentë për vitin 2020 do të jenë rreth 1.381 miliardë njësi.

Kjo përfaqëson një rënie prej 1.3% dhe do të jetë prodhimi më i ulët që nga viti 2016, duke e bërë atë më të ulëtin që industria ka parë në pesë vitet e fundit.

TrendForce gjithashtu paralajmëron se është e mundur që numrat në të vërtetë mund të jenë më të ulët se sa ata parashikojnë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat