Dodge ndërpret prodhimin e Hellcat, fokusohet në krijimin e maskave për mbrojtje nga coronavirusi - Bota Sot
Dodge ndërpret prodhimin e Hellcat, fokusohet në krijimin e maskave për mbrojtje nga coronavirusi

Shkencë & Teknologji

Dodge ndërpret prodhimin e Hellcat, fokusohet në krijimin e maskave për mbrojtje nga coronavirusi

Më: 25 mars 2020 Në ora: 14:53
Foto Ilustrim

Ky është një tjetër prodhues i makinave, që ndalon linjën e prodhimit, që të lehtësojë trajtimin e coronavirusit me mjete mbrojtëse

Shtëpia e Bardhë iu ka kërkuar prodhuesve të makinave, që të përshtatin sistemin e prodhimit, me mundësi të krijimit të pajisjeve për trajtimin e pandemisë.

Ford ishte i pari që nisi këtë ndihmë, duke nisur të prodhojë respiratorë që ndihmojnë në frymëmarrje, pacientëve të prekur me coronavirus, derisa Chrysler nisi të prodhonte maska për mbrojtje nga sëmundja, që po kërkohen në masë të madhe.

Kësaj iniciative i është bashkuar edhe Dodge, që e ka ndërprerë prodhimin e Hellcat, që të fokusohet në prodhimin e maskave për fytyrë.

Brenda kësaj jave, Dodge do të punojë në përshtatjen e linjës së prodhimit, që të prodhojë maska speciale për mjekët, infermierët dhe shërbyesit tjetër shëndetësorë, që merren drejtpërdrejtë me të prekurit me këtë sëmundje.

Maska speciale, do të prodhohen edhe për policët dhe zjarrfikësit, si dhe shërbyesit tjerë që janë në kontakt të afërt me personat e sëmurë dhe të kenë mundësinë të mbrohen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat