“Half-Life: Alyx” rikthehet me stil klasik, në sistemin e avancuar të video-lojërave moderne

Shkencë & Teknologji

“Half-Life: Alyx” rikthehet me stil klasik, në sistemin e avancuar të video-lojërave moderne

Më: 26 mars 2020 Në ora: 16:13
Foto Ilustrim

Në versionin e ri të “Half-Life: Alyx”, kjo video lojë klasike me një lojtar, është shumë më atraktive dhe emocionuese, pasi ka më shumë aksione dhe hapësira të reja.

Sistemi i “realitetit të shtuar”, si dhe udhëzimet që e shoqërojnë, e bëjnë këtë video-lojë të jetë ehe më e pëlqyeshme, transmeton Telegrafi.Fillimisht, kjo video-lojë e vitit 1998, ishte rikthyer në vitin 2006, por në atë kohë nuk ishin mundësitë për një zhvillim të tillë, andaj nuk u lansua.

Gjatë fundit të vitit të kaluar, ishte thënë se gjithçka është gati rreth kësaj loje, ndërsa po i bëhen përfundimet e fundit, që të lansohet gjatë muajit mars.

Ashtu siç ishte planifikuar, kjo video-lojë u lansua para tri dite dhe menjëherë ka nisur të pëlqehet në masë të madhe.Megjithëse janë bërë më se 14 vjet që kur është rikthyer “Half-Life: Alyx”, vazhdon ta ketë energjinë e duhur si dhe të jetë sërish moderne dhe e mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat