​Zbulohet vrima e parë e ozonit mbi Arktik

Shkencë & Teknologji

​Zbulohet vrima e parë e ozonit mbi Arktik

Më: 26 mars 2020 Në ora: 16:55
Arktik

Një shkencëtar gjerman pretendon të ketë zbuluar vrimën e parë në shtresën e ozonit mbi Polin e Veriut, raporton agjencia e lajmeve DPA.

Në dy javët e fundit, trashësia e shtresës së ozonit në Arktik ka qenë nën trashësinë e shtresës së ozonit në Antarktidë, ku ndodhet vrima e ozonit, tha Markus Rex, drejtor i Departamentit të fizikës atmosferike në Institutin Alfred-Wegener.

"Në zonat ku trashësia e shtresës së ozonit është në maksimum, humbja është rreth 90 për qind," tha Rex.

Vrima e ozonit mbulon një sipërfaqe prej 20 milionë kilometrash katrorë ose 10 herë më të madhe se Grenlanda.

Sipas Rex, kjo ishte për shkak të vorbullës polar jashtëzakonisht të fortë këtë dimër dhe temperaturave të ulëta në stratosferë, ku ndodhet shtresa e ozonit.

"Aktualisht, këto masa ajrore janë akumuluar ende mbi Arktikun dhe për këtë arsye njerëzit në Evropë nu k kanë pse të shqetësohen. Është e mundur që këto masa ajrore të lundrojnë nga Arktiku Qendror në Evropë në prill", shpjegoi ai.

Prodhimi i klorofluorokarbureve, një grup komponimesh që varfërojnë shtresën e ozonit, u ndalua shumë vite më parë dhe pa atë ndalim shtresa e ozonit do të ishte në gjendje edhe më të keqe.

Por, shton Rex, ato substanca kanë një kohë të madhe mbajtjeje.

Vrima e ozonit sipër Antarktidës, e zbuluar në vitin 1985, pas së cilës Protokolli i Montrealit dhe ndalimi gradual i klorofluorokarbureve, duket se po mbyllet ngadalë. Në vitin 2019, ajo ishte më e vogla në 30 vjetët e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat