Shtresa e ozonit ka funksion mbrojtës

Shkencë & Teknologji

Shtresa e ozonit ka funksion mbrojtës

Dr. Nijazi Halili Nga Dr. Nijazi Halili Më 30 mars 2020 Në ora: 11:23
Foto ilustrim

Shtresa e ozonit ka funksion mbrojtës nga efektet e dëmshme të rrezeve diellore dhe veçanërisht atyre ultra violete UVB. Për çdo 1% të vlerës së hollimit të shtresës së ozonit stratosferik, ekspozimi ndaj dëmtimeve nga rrezatimi ultraviolet rritet nga 1.5 deri në 2 për qind.

Disa nga efektet negative të shkaktuara nga dëmtimi shtresës së ozonit janë:

Rritja e vazhdueshme e ekspozimit ndaj rrezeve UV-B mund të shkaktojë tek njeriu:

Një dëmtim të sistemit imunitar,

të strukturës së ADN-së,

rritje të prekshmërisë nga sëmundje infektive,

kancer të lëkurës,

çrregullim të sistemit imunitar,

sëmundje të syve deri në humbje të shikimit.

Dëmtime në ekosistemin detar dhe organizmat e botës ujore, përfshirë peshqit apo dhe bimët ujore.

Hollimi i shtresës së ozonit ka efekte direkt ne uljen e aftësisë riprodhuese te peshqve dhe gjallesave te tjera detare.

Dëmtime të bimëve dhe të pyjeve si dhe të përmbajtës së tyre ushqyese.

Çfarë është Vrima e ozonit?

Studimet shkencore kanë evidentuar një hollim të shtresës se ozonit sidomos në Antarktidë. Ky hollim i shtresës se ozonit, mendohet që është shkaktuar në periudhën kohore të viteve 1970 dhe 1990. Ky fenomen quhet “Vrima e Ozonit”. Në vitin 2016, vrima e ozonit në Antarktidë arriti përmasat rekord me një diametër rreth 27 milion km².

Si rezultat i studimeve shkencore dhe punës kërkimore, u arrit në konkluzionin se dëmtuesit kryesorë të shtresës se ozonit janë gazet të cilat në përmbajtjen e tyre kanë klor.

Këto gaze, kur arrijnë në stratosferë dhe bien në kontakt me ozonin, shkaktojnë hollimin e shtresës së ozonit. Për të kuptuar më mirë impaktin që kanë këto substanca në shtresën e ozonit, vlen të përmendet se një atom klor shkatërron 100 mijë atome ozon.


Studimet gjithashtu kanë evidentuar se ritmi i hollimit të shtresës së ozonit veçanërisht pas viteve 1995, është në masën 1% në vit. Nëse ky ritëm do të ishte i vazhdueshëm, mendohej se në 50 vitet e ardhshme shtresa e ozonit do të reduktohej në masën 50% dhe për pasojë kjo do të sillte edhe shkatërrimin e jetës në planet.

Si rrjedhojë e këtyre vlerësimeve të pasojave katastrofike që shkaktojnë gazet ftohëse me përbërje klori në hollimin e shtresës së ozonit, organizatat ndërkombëtare parashtruan me urgjencë domosdoshmërinë për marrjen e masave për ruajtjen e shtresës se ozonit.

Dy aktet themelore të bashkëpunimit ndërkombëtar në këtë fushë, janë Konventa e Vjenës për Mbrojtjen e Shtresës së Ozonit (1985) dhe Protokolli i Montrealit mbi Substancat Ozon-holluese (1987). Deri më sot, 197 vende të botës kanë ratifikuar Protokollin e Montrealit, i cili aktualisht konsiderohet si i vetmit Traktat Ndërkombëtar për mjedisin ku aderojnë pothuajse të gjitha shtetet e globit.

Sipas studimeve dhe analizave shkencore, nëse të gjitha shtetet pjesëmarrëse të Protokollit të Montrealit do të përmbushin detyrimet e tyre, vlerësohet se përqendrimi i molekulave të ozonit në stratosferë do të arrijë nivele “normale” (pra ato të vitit 1980) rreth viteve 2025-2040, por rigjenerimi i shtresës së ozonit mbi Antarktidë do të zgjasë edhe 20-30 vjet më shumë.

Krejt për fund të gjitha këto parametra tregojnë shkallën e lartë të dëmtimit të shtresës së ozonit, nga faktori njeri, andaj mburoja mbrojtëse e Tokës, duket se po fuqizohet dhe e ardhmja duket premtuese. Stopimi i menjëhershëm i rrjedhjes normale të jetës, ka reduktuar ndotjen global, nëse ky reduktim do të vazhdojë, ekspertet parashikojnë se shtresa e ozonit do të jetë kthyer normalitetit brenda këtij 10 vjeçari.

Dr.Nijazi Halili - Albanian American Academy of Arts and Sciences - USA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat