Gratë e bashkuara lançojnë samitin virtual “Women in Marketing” në kohët e COVID-19

Shkencë & Teknologji

Gratë e bashkuara lançojnë samitin virtual “Women in Marketing” në kohët e COVID-19

Më: 28 prill 2020 Në ora: 17:13
Ilustrim

Në kohët kur Covid-19 po sfidon jetën, karrierën tone dhe po na çon në pasiguri, një samit i tillë i “Grave në Marketing”,erdhi si një ide për të krijuar së bashku një impact të rëndësishëm.

Gratë e suksesshme nga vende të ndryshme të botës po bashkohen në samitin e parë virtual “Gratë në Marketing” që do të mbahet në 28-30 Prill 2020, si një iniciativë globale për të shkëmbyer njohuri, frymëzuar dhe fuqizuar shoqërinë.

Nisma filloi nga Arijana Koskarova, themeluese e “Creative Hub”, një qendër e vlerësuar nga“Forbes” e cila u jep të rinjve mundësinë për të zhvilluar karrierën në marketing dhe industri tjera kreative. 

Qëllimi i këtij samiti virtual është motivimi i grave që të bashkohen dhe të krijojnë karrierën e tyre në fushën e marketingut.

Samiti përmban folëse nga e gjithë bota (Maqedonia e Veriut, Greqia, Franca, Italia, Rumania, Bullgaria Polonia, Gjermania, Zvicra, Shqipëria,etj) dhe profile të ndryshmesi: themeluese të agjencive kreative, drejtore të marketingut, CEO të agjencive të komunikimit, digital marketers, drejtore kreative, gazetare, por edhe gra që perms programit të tyre të mentorimit, po ndihmojnë gratë e tjera të formojnë lëvizje që sjellin ndryshime në shoqëri. 

Disa nga folëset janë: Tringa Berisha, bashkë-themeluese e agjencisë krijuese“i10” dhe eksperte e mediave sociale nga Kosova; Odeta Male, COO of “Landmark Communications” në Shqipëri; Bianca Tudor nga Rumania, themeluese e “Elite Business Woman”; Dr.Ruby Baksi Khurdi nga India, Fituese e Multi-Award dhe folëse në TedX; Nadine Butow nga Gjermania, themeluese e “PR for Entrepreneurs”; Giedre Pociute nga Lituania, themeluese e Linkedist – një platformë e lidhur me LinkedIn; Stella Tsitsoula, themeluese e “Red Communications” nga Greqia; Eli Peseva, Corporate Communications Director në “New Moment New Ideas Company” nga Shkupi; Arieta Prusak nga Polonia, themeluese në “Moxie Creative Agency”, etj.

Samiti është falas! Për të marrë pjesë, të gjithë të interesuarit duhet të regjistrohen në linkun e më poshtëm:

Temat do të përfshijnë histori frymëzuese të grave, por do të prekin edhe fushën e brendit, marketingun digjital, PR, zhvillim personal etj.

Bashkohuni me ne në këtë udhëtim dhe le të krijojmë ndikim së bashku!

Image

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat